Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Seitin, financierin e Habilajve (VIDEO)

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Seitin, financierin e Habilajve (VIDEO)

Nezar Seiti i njohur si financieri i grupit “Habilaj” ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ndaj Seitit rëndojnë dy masa sigurie “arrest me burg”, një për qëllim ekstradimi, dhe një për hetimin e përbashket të Seitit me Saimir Tahirin dhe Habilajt.

Apeli i Krimeve te Rënda ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Seitit, ku më pas ai është lënë ne burg nga gjykata. 

Kujtojmë që për Nazer Seitin ka edhe një proces tjetër paralel, ku pak ditë më parë gjykata e Tiranës dha masën “arrest me burg” për qëllim ekstradimi. Por me vendimin e sotëm të Apelit të Krimeve të Rënda, ai mbetet në Shqipëri deri në përfundim të hetimeve.

Më herët Seiti ka shfaqur vullnetin për tu ekstraduar në Itali, ku kërkon të përballet me akuzat e trafikimit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Katanias, Seiti është personi që shpërndante fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit “Habilaj”, por edhe bashkëpunëtorëve që ndihmonin në realizimin e trafikut të narkotikëve, apo armëve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy