
Analisti Frrok Çupi nga studio e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me samin e Open Balkan për të cilin u shpreh se iniciativa të tilla bashkëpunimi janë gjithmonë fitimprurëse.
Ai tha se kjo nismë mund të mos jetë Zoti që vjen në tokë dhe rregullon gjithçka, por është një iniciativë bashkëpunimi mes vendeve fqinje, një mungesë bashkëpunimi të cilën se shohim prej shek.18.
Është një samit, ka për të nënshkruar marrëveshje, çfarë ka të re këtë herë është se marrin pjesë 5 shtete dhe ka ngelur vetëm Kosova. kjo është gjëja më e re e Open Balkan. Është një iniciativë e mbështetur nga të dyja superfuqitë BE, SHBA, dhe nuk mbështetet vetëm nga nacionalistët ballkanas. Është interesante për të parë historinë tonë se çfarë ka ndodhur në politikat tona, paskan ndodhur gjëra që si kemi ditur që ishin, se sa thjesht pengohen gjërat. Ka një frymë periferike, në fakt jo thelbësore e njerëzve në Ballkan, një pjesë e politikanëve që duan të nxjerrin përfitime nga sulmet mbi Ballkanin e Hapur. Ai mund të mos jetë Zoti që vjen në tokë dhe shpëton të gjitha gjërat, por është një iniciativë bashkëpunimi mes vendeve fqinje. Ne kemi pas shek.18 që vuajmë nga mungesa e bashkëpunimit në rajon. Periudha më e re ka qenë ajo e diktaturës, kujtojmë se kur u hap Shqipëria mahniteshim me rrugët e Maqedonisë e Malit të Zi. Iniciativat për bashkëpunim janë gjithmonë fitimprurëse.
Më tej ai deklaroi se raporti me BE dhe Ramën janë raporte të vazhdueshme të këtij lloj, dhe sipas tij ai ka qenë gjithmonë kritik, kërkues dhe i barabartë. Ai shtoi se kemi arritur pikën e lirisë dhe kemi arritur njëlloj niveli thuajse të barabartë në dinjitet me BE dhe këtë manifeston dhe kryeministri.
Për mua që kam përjetuar dhe vizita të ndryshme në Evropë kam parë kryeministra dhe presidentë që kur takojnë personalitet të larta kanë qëndruar të heshtur dhe tërhequr, ne kishim dalë vërtetë nga një mungesë lirie totale, por sidoqoftë dhe aq inferior bota nuk të do dhe nuk të mbështet dhe më këtë rast kuptoj që e kemi arritur pikën e lirisë dhe kemi arritur njëlloj niveli thuajse të barabartë në dinjitet me BE dhe këtë manifeston dhe kryeministri.
Ndërsa lidhur me gjuhën politike mes Shqiopërisë dhe Kosovës, Çupi tha se kjo është një situatë që nuk është pritur, ndërsa theksoi se Kurti dhe Osmani qëkur erdhën në pushtet u pozicionuan me opozitën e Shqipërisë.
Jemi në një situatë që se kemi pritur me thënë të drejtën. Kishim një entuziazëm të madh për bashkimin me Kosovën. Marrëdhëniet tona janë vëllazërore, por që me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit dhe Osmanit, kosova politike është opozitë e qeverisë shqiptare. Që nga fillimi është rreshtuar me opozitën e Shqipërisë dhe kjo nuk është normale dhe që nga fillimi ka bërë kërkesa që në vendet e tjera do konsiderohoshenin si ndërhyrje, Vetëndosja ka vendosur në Shqipëri parti politike, dhe edhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës janë gati të marrin kthesë edhe pse SHBA ka thënë se Berisha nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të udhëheqë parti politike. Ndërkohë që ata të dy vazhdojnë lidhjet me Berishën dhe grupin tij çka tregon se ata po ndjekin politikat rivale dhe jo politikat moderne që vijnë në krah të kombit. Kosova nuk shkon në samitin e Open Balkan jo për Serbinë por Shqipërinë sepse nuk do të jetë në të njëjtën tavolinë me Edi Ramën sepse konsiderohet si kundërshtar i Berishës dhe metës. Sa për Serbinë liderët e Serbisë dhe Kosovës përherë kanë bashkëpunuar, kanë bërë biznes mes veti dhe shkojnë dhe vijnë mes tyre.



