Franca furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi

Franca furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi

Presidenti Emmanuel Macron ka zbatuar premtimin e tij për të furnizuar Ukrainën me variantin francez të raketës Storm Shadow, sipas pamjeve të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Kievit. 

Macron fillimisht njoftoi vendimin e tij për t'i siguruar Ukrainës "raketat me rreze të gjatë veprimi" në maj dhe dyfishoi premtimin në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik. Por deri më sot dorëzimi i raketave ishte i pakonfirmuar. 

Në një video pa datë të shpërndarë të dielën nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, presidenti Vladimir Zelensky shihet duke nënshkruar një raketë të lidhur me një avion Su-24. Predha është shënuar si SCALP-EG me flamurin francez dhe një përzierje e stemës së Ukrainës me Kullën Eifel. Mbetet e paqartë se sa raketa franceze janë dorëzuar dhe kur.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy