
Vera ka qenë e mbushur me zhurmë mediatike: ndarje, ribashkime, thashetheme, koncerte dhe, si gjithmonë, VIP-a që nuk mungojnë në tituj, thotë blogeri Elton Tozaj për “Zgjohu me MCN”.
Sipas tij, dy çiftet që kanë qenë më të përfolurit këtë periudhë janë: Xhensila dhe Ledri, si dhe Sara dhe Eriku.
Vera ka qenë e mbushur me zhurmë mediatike: ndarje, ribashkime, thashetheme, koncerte dhe, si gjithmonë, VIP-a që nuk mungojnë në tituj.
Kur po përgatitesha për emision dhe më the se do diskutonim këtë temë, isha në makinë me Xhensilën dhe motrën e saj. Ajo më tha: ‘O Zot, më çmendën!’.
Po e them publikisht, Jo, Xhensila dhe Ledri nuk janë të lidhur. Nuk kanë asnjë marrëdhënie sentimentale. Janë thjesht miq. Të gjitha këto janë lajme të portaleve që duan të krijojnë histori aty ku nuk ka.
Ndërsa për ish-partneren e Ledrit, Sara, blogeri Tozaj shton se ajo është parë shpesh me Erikun.
Nuk dua të jem kategorik, por mund të them se janë bashkë.
Mund të jetë herët për ta quajtur lidhje, por janë duke u frekuentuar bashkë.
Për një tjetër dyshe të shumëpërfolur, Xhestin dhe Eglin, blogeri nuk e fsheh lodhjen.
Sinqerisht, janë çifti që më ka lodhur më shumë gjatë gjithë kohës sime me Big Brother.
Prej pesë vitesh merrem me këtë format dhe vetëm çift nuk mund t’i quash.
Edhe tani që kanë dalë, po tentojnë ta shfrytëzojnë këtë 'gjysmëlidhje' për të mbajtur pas vetes audiencën adoleshente. Ata kanë pasur publik 14–18 vjeç, dhe po e përdorin këtë për të shitur këngë dhe për të qëndruar nëpër emisione, stili ‘jemi, por edhe s’jemi’.
Big Brother të jep famë për tre muaj, por e rëndësishme është të dish si ta menaxhosh.
Tani kemi nisur përgatitjet për Big 5, ndaj personazhet që duan të jenë në qendër të vëmendjes, duhet të kenë më shumë sesa drama romantike për të dhënë.
Estrada për mua janë Elvana Gjata, Aurela Gaçe, Xhensila Murtezaj, Luiz Ejli, Rozana Radi, këta prodhojnë lajme dhe karrierë, jo ca që prodhojnë lajme sa për lajme.



