
Silva Mane nga Federata Italiane e Biznesit, deklaroi në emisionin “MCN Economy” se qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë sa i takon emigrimit profesional.
Mane tha se profesionet duhet të adaptohen me ato europiane. Duke u ndalur te fenomeni i emigracionit, Mane tha se në Shqipëri edhe moshat mbi 40 vjeç e kanë vështrimin për të ikur.
Janë dy tipologji në masën e emigrimit. Tipologjia e parë është një emigrim profesional që po ndodh vitet e fundit në Shqipëri. Ajo prek më shumë biznesin. Ajo që mund të kuptojmë, që në këto 30 vite, Shqipëria do ketë një aspekt të emigrimit ekonomik. Sa i përket emigrimit profesional, qeveria duhet të punojë. Duhet të zhvillojë aspektet e profesioneve, që duhet të jenë më të adaptuara me ato europiane. Vështirësia e bizneseve është të gjejë profesionistë që mund të jenë konsulentë të normave, si siguria në punë, privatësia. Këta profesionistë vazhdojmë t’i kemi nga Italia. Edhe në Itali po ndodhin pas Covid-it fenomene të ndryshme për emigracionin profesional. Por Shqipëria është e nevojshme të mbajë fort profesionistët dhe të rinjtë që të kenë një aspekt të qëndrojnë në vendin e tyre, për të zhvilluar start up-et e bizneseve.
Kemi një turn over të frikshëm, sepse burimet njerëzore janë pjesa kryesore e zhvillimit të biznesit. Kemi probleme si te profesionet e lira, nga inxhinierët, sistemi i mjekësisë, ekonomistët, që kanë një vështrim për të ikur. E shohim edhe te moshat 40 vjeç. Kjo sjell një problem të jashtëzakonshëm, sepse biznesi e ka të nevojshëm aspektin e burimeve njerëzore. Nuk është vetëm çështja ekonomike e pagës”.



