Përjashtimet nga PD/ Boçi: Vendime arbitrare e të parapërgatitura, pa një debat konstruktiv (VIDEO)

Përjashtimet nga PD/ Boçi: Vendime arbitrare e të parapërgatitura, pa një debat konstruktiv (VIDEO)

Vendimi i kryesisë së PD-së për përjashtimin e Sali Berishës dhe tetë anëtarëve nga PD, për deputetin dhe anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi, janë arbitrare.

Boçi, tha në studion e lajmeve në MCN Tv, se ky vendim nuk përbën efekt ligjor dhe se ka rënë më Kuvedin e 11 dhjetorit.

"Vendimet janë arbitrare, të vendosura para mbledhjes së kryesisë, dhe mua më është dukur shaka zgjajtja aq orë e mbledhjes, e shoh që nuk ka pasur debat, thjesht përsëritje e formulave të gatshme, të parapërgatitura, dhe nuk më bindin që ka pasur debat konstruktiv. Ai statut ka rënë me Kuvendin e 11 dhjetorit. është e pamundur që deputeti që është phesë e GP, të përjashtohet si anëtar i PD, dhe kjo sjell konsekuencë. 
Duhet të kishte pasur debat bredna PD, dhe vendimmarrja duhet të ishte kolegjiale". 

Për deputetin Boçi, mund të ishte evituar përplasja dhe se dialogu është forma më e mirë e demokracisë 

"Duhet të hapet për dialog për të provuar magjinë e demokracisë, ne kërkojmë votën, është anëtarësia e PD, ajo e cila vendos, nuk zgjidhet cështja duke i helmuar me gaz. Frika është se kush i fryen në vesh Bashës që duhet të bëhet lider, duke u munduar të jetë i fortë sepse jo të qenurit i fortë të bën të bësueshëm, ai ka një llop kompleksiteti, kriza e besimit që e kishte e theu këtë, beismin që e kishte të lëkundur, tani ka rënë fare. Këshillat janë ndonjëherë jo të mira". 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy