Dështon edhe takimi i dytë Rama-Basha, dy orë në Presidencë pa marrëveshje

Dështon edhe takimi i dytë Rama-Basha, dy orë në Presidencë pa marrëveshje

Takimi i mbrëmshëm mes kreut të maxhorancës dhe atij të opozitës ka përfunduar sërish pa marrëveshje. Pas rreth dy orësh bisedime në Presidencë, Rama dhe Basha kanë dalë njëri pas tjetrit, për të deklaruar para mediave se nuk kishin arritur të gjenin consensus për zgjidhjen e krizës politike.

Fillimisht ishte kryeministri Rama, i cili i tha medias se takimi kishte dështuar sërish, pasi Basha nuk kishte pranuar ofertën e mazhorancës. Rama tha se ai është gati që të takohet me Bashën sërish, por tha se datën e zgjedhjeve nuk do ta negociojë kurrë.

“Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që unë i kam bërë PD është ajo e ditura, për të krijuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve ku PD t’i ketë të dyja sytë në proces nga brenda qeverisë: me një zv/kryeministër të propozuar nga ata, por jo pjesë e PD-së.Gjithashtu, së bashku me tre përfaqësues të SHBA-ve, OSBE-së dhe BE-së për të drejtuar një taskforcë për t’u siguruar që shteti dhe asetet shtetërore nuk keqpërdoren për fushatë elektorale. Tre zv/ministra për t’u propozuar nga PD, por jo nga radhët e saj në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Arsimit. Këta të jenë të shoqëruar nga monitoruesit ndërkombëtarë që të jenë aty për çdo akuzë dhe ankesë për Policinë gjatë zgjedhjeve”, tha Rama.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Basha tha se Edi Rama shkoi në bisedime me të njëjtën ofertë si një ditë më parë.

“Takimi i sotëm ishte përsëritje e takimit të djeshëm. Z. Rama erdhi me të njëjtën ofertë. Mos realizimi i dy problemeve si kërcënim për votën e lirë përbën një mospremis për zgjidhje. Nëse nuk pranohet nga pala tjetër se kriminelët kërcënojnë zgjedhësit, nëse nuk pranohet se droga kërcënon votën e lirë, si mund të vihet në një zgjedhje realiste. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Këtë e thotë e gjithë bota. Zgjidhja sipas Kryeministrit, nuk është zgjidhje politike. Monitorimi është detyrë e institucioneve të monitorimit”, u shpreh Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy