Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, 230 fëmijë janë zhdukur.
Këtë shifër e ka bërë të ditur këtë të mërkurë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit, transmeton Ukrinform.
Sipas të dhënave të publikuara në portalin shtetëror ‘Fëmijët e Luftës’ janë nxjerrë jashtë vendit 7297 fëmijë.
Në të njëjtën kohë janë gjetur 5177 fëmijë dhe 53 u riatdhesuan.
Deri më sot, vijon Prokuroria, 379 fëmijë kanë vdekur si pasojë e luftës dhe mbi 735 janë plagosur. Të dyja këto nivele janë të pandryshuara nga dje.



