Hoti: Jemi në dialog për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Hoti: Jemi në dialog për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti thotë se qeveria e tij dhe e Serbisë kanë hyrë në dialog për një marrëveshje përfundimtare, sa i përket njohjes reciproke. Këtë Hoti e deklaroi gjatë një deklarate për mediat që mbajti me ambasadorin e Bashkimit Evropian në  Koëovë, Tomas Szunyog.

“Kjo qeveri nuk ka frikë t’i qaset dialogut e të ulet në tavolinë sepse parimet janë të qarta. Nuk kam frikë të ju qasem të gjitha temave. Nuk kemi hyrë në procesin e dialogut për një zgjidhje të përkohshme, por për një zgjidhje përfundimtare, që i normalizon përgjithmonë raportet me Serbinë,”- ka thënë ai para mediave.

Më tej kryeministri i Kosovës ka deklaruar se Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën nxjerr në pah se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Raporti tregon se është bërë progres. Arritja më e madhe e Kosovës në këtë proces është marrëveshja e stabilizim asociimit të vitit 2016. Raporti me të drejtë thotë se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, këto kushte duhet të mbesin të plotësuara,”- tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy