
Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga arresti i shtëpisë ish-zëvendës drejtoreshën e AKSHI-t Hava Delibashi.
Ndaj saj është caktuar si masë detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Zëvendësimi i masës së sigurisë, u bë pasi Delibashi është shtatzënë.
Kërkesa u bë me arsyetimin se Delibashi ka për të ndjekur vizitat mjekësore, për t’u paraqitur te gjinekologu disa herë në javë sipas gjendjes shëndetësore, dhe me argumentin tjetër se nuk ka asnjë ndikim sa i përket prishjes së provave dhe se nuk i shmanget drejtësisë.
Ajo është pjesë e një hetimi të SPAK për abuzime me tenderat publikë të AKSHI-t dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal brenda institucionit.
Gjithçka pasi dyshohet se brenda AKSHI ka vepruar një rrjet që manipulonte procedurat e tenderave dhe favorizonte kompani të caktuara.
Delibashi konsiderohet pjesë e kësaj skeme bashkë me zyrtarë dhe biznesmenë të tjerë.



