Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” se Rama dhe arkitekti Bjarke Ingeles gënjejnë mbi Teatrin e ri Kombëtar.
Regjisori thotë se Ingles vjen si figurant në Shqipëri, pasi projekti ka dy emra, P. Kajmaku dhe O.Zoto.
Teatri u shemb në 2020 sepse Edi Rama nuk u hetua kurrë për krime që ka bërë duke filluar nga viti 1998. Një pjesë të madhe të fajit, 49 për qind të fajit e ka PD që nuk e ka paditur kurrë Ramën. Të mbyllësh ti teatrin me një person që ta gjen një mblese në Paris që s’ke copë letre më ministri! I kam bërë kërkesë Arta Dadës, më jep korrespondencën zyrtare të ministrisë që ka ardhur ky francezi. Nuk kishte, siç nuk ka tani për Bjarke Inglesin. Njëherë thonë e ka sjellë Fusha.shpk., një herë thonë që na i ka ofruar vetë projektin! Gënjen Rama bashkë me Bjarke Inglesin që vjen si figurant. Letra Këndon. Projekti ka dy emra P. Kajmaku, O. Zoto. Ia nxora përballë Maznikut, edhe më tha që këta kanë bërë detajimin e projektit. Arkitekti më i madh i planetit prej që t’ia detajojë projektin Kajmaku dhe Zoto! Ai ka studion e vet! Ai biznesmen është, paguhet. Nuk besoj që vjen danezi 5 herë në Shqipëri për shpirtin e babës!”



