
Ish-deputeti Nard Ndoka në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lëvizjet e fundit në Partinë Demokratike të cilat i ka cilësuar si interesante ndërsa theksoi se opozita po konfigurohet.
Ai tha se roli i Gazmend Bardhit është institucional, ndërsa theksoi se Rama është kostoja më e madhe për vendin. Sipas tij çdo partin ka statusin e vetë dhe dëmi më i madh janë komisionerët e vetë.
Së pari janë lëvizje interesante sepse opozita po konfigurioqhet në një farë mënyrë dhe divergjencat që kanë ekzistuar duan kohën e vetë të kuptohen nga të gjitha aplët. për faktin se opozita po dëmtonte vetveten ka bërë një hap të mirë institucional dhe ky është një lajm i mirë. Sa i takon pjesës tjetër mendoj se opozita e ka marrë tashmë formën e vetë, se kam problem të jetë një PD e madhe, stërmadhe, pluralizmi i ka lojërat e veta, unë gjykoj që ne jemi në stadin që opozita po konfigurohet dhe vetë pjesa e politikës dhe partisë së djathtë. Roli që sot ka Gazmend Bardhi është padiskutim institucional dhe me Berishën dhe Bashën, ky është në mes dhe luftën që ka pas mes foltores dhe partisë zyrtare Bardhi është përpjekur të ndjekë rrugën ligjore, pra dhe sot e ka të drejtën ligjore statuore dhe në raport vetë me Bashën dhe partinë e tij. Në demokraci është vota që vendos, balanca dhe tjetër dëshira. Rama është kostoja më e madhe për vendin.
Në vijim Ndoka shtoi se ndarja e Partisë Demokratike i intereson Ramës sepse kjo e frymëzon. Ai tha se mes Bashës dhe Bardhit vula i takon këtij të fundit.
Thelbi i kësaj është që Ramës i intereson përçarja e PD. Në aspektin statusor një parti politike sot organi më i lartë i saj është kuvendi i saj. Ndërhyrja e Ramës është që pushteti futet përmes interferimeve të sistemit të drejtësisë dhe i lë hapësirë, ne patëm një deformim opozita më e madhe dëmi më i madh që sot Basha po i bën PD janë komisionerët e partisë. Kemi sot Bashën, një personazh që realisht se ka tagrin institucional dhe në raport me Bardhin dhe vula sot, kemi 3 vula, tre logo, dy seli, dhe kjo Ramën e frymëzon dhe ai e shfrytëzon. Prandaj këto duhet të marrin fund dhe e drejta sot është tek foltorja dhe Berisha dhe mes Bashës dhe Bardhit padyshim që është te Bardhi dhe po mes tyre vula i takon Bardhit dhe jo Bashës.
Ndoka nuk i ka kursyer as akuzat për kryeministrin Rama duke e cilësuar si njeriun më të rrezikshëm për vendin, ndërsa u shpreh se Berisha është personi më i duhur që ka nevojë politika.
Sot Edi Rama është një personazh i rrezikshëm për vendin, është i kapur me presh në dorë që ka korruptuar një zyrtar të lartë të SHBA, për të korruptuar opozitën. Edhe ndërhyrjet që bëri në Dibër Rama, Rama është i ramë dhe me vota, se Rama së pari ka gjysmën e kabinetit të tij në burg, por ne po flasim se çfarë ka ai sot përballë, ai sot ka përgjimet që dy tre ministra janë të përfshirë. Sot kemi një opozitë, dhe unë gjykoj se Berisha është personi që ka nevojë sot politika, dhe këtë rol e ka Berisha sepse ka besimin e demokratëve dhe shumicës. Ajo që shoh unë sot është se i vetmi politikan që ka shumicën është Berisha, edhe pse do të doja të ishte një politikan i ri si Luçiano Boçi, apo Këlliçi. Për ne ka rëndësi besimi i qytetarëve. Mëkati më i madh që ka sot Basha është marrja e logos dhe vulës së PD. Ai po e mban logon sot me interferimin dhe mbështetjen e Ramës.



