Nën efektin e alkoolit 4 të rinjë në Durrës zihen me njëri-tjetrin dhe shkatërrojnë lokalin

Nën efektin e alkoolit 4 të rinjë në Durrës zihen me njëri-tjetrin dhe shkatërrojnë lokalin

Katër të rinj nën efektin e alkoolit janë konfliktuar midis tyre, duke dëmtuar edhe lokalin ku po pinin. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:20 minuta në lagjen nr. 17 të Durrësit dy net më parë.

Policia e qytetit bregdetar bëri me dije se ka filluar procedimin penal ndaj shtetasve, A.M. 26 vjeç, E.M. 22 vjeç, K.B. 27 vjeç dhe Xh.K. 25 vjeç, banues në Durrës.

“Shtetasit e mësipërm, më datë 15.01.2017, rreth orës 22:20, në lagjen Nr.17, Durrës, në ambientet e një lokali, nën efektin e alkoolit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Për pasojë, janë dëmtuar lehtë, vetë shtetasit e mësipërm dhe kanë shkaktuar dëme materiale në lokal”, sqaron komunikata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy