Putin do të takojë Kim Jong

Putin do të takojë Kim Jong

Disa javë pas bisedës me Donald Trump, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka organizuar një takim me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Takimi i tyre do të zhvillohet në Rusi në fund të prillit, sipas Kremlinit.

Ky takim vjen pas samitit të dytë ndërmjet Trump e Kim që u zhvillua në shkurt, por dështoi pasi nuk u arrit një marrëveshje për heqjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, e cila në shkëmbim do të hiqte dorë nga programet e saj nukleare dhe të raketave.  

Kim tha se së fundmi marrëdhënia e tij personale me Trump ishte ende e mirë, por ai nuk do të kishte interes në një samit të tretë, nëse do të ishte veçse një përsëritje e atij të shkurtit që u zhvillua në Hanoi.

Ndërkohë, sipas medias shtetërore koreane KCNA, Kim vëzhgoi testimin e një lloji të ri arme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy