Tërheqja e trupave, Biden: Tani Amerika do e mbështesë Afganistanin me diplomaci (VIDEO)

Tërheqja e trupave, Biden: Tani Amerika do e mbështesë Afganistanin me diplomaci (VIDEO)

Edhe pse në muajt e ardhshëm do të tërheqin të gjithë trupat ushtrake Amerika do të vijojë të mbështesë paqen në Afganistan. Këtë konfirmoi presidenti i Amerikës Joe Biden i cili në një konferencë deklaroi se ‘tani është koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të SHBA-ve.

Tërheqja e trupave amerikanë do të përkojë me 20-vjetorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

"Ne nuk mund të vazhdojmë ciklin e shtrirjes ose zgjerimit të pranisë sonë ushtarake në Afganistan, me shpresën që po krijojmë kushtet ideale për tërheqjen tonë. Por pavarësisht se nuk do jemi ushtarakisht në Afganistan puna jonë diplomatike dhe humanitare do të vazhdojë",-tha Biden, ndërsa shtoi: "Ne do të vazhdojmë të mbështesim qeverinë e Afganistanit".

Biden u zotua gjithashtu të vazhdojë ofrimin e ndihmës për mbrojtjen e forcave afgane të sigurisë, duke përfshirë 300,000 trupa personeli, të cilët ai thotë se "vazhdojnë të luftojnë me trimëri në emër të vendit të tyre dhe të mbrojnë popullin Afganistan, me shumë kosto".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy