Begaj: Çmimet e apartamenteve në Tiranë të përafërta me ato të Milanos

Begaj: Çmimet e apartamenteve në Tiranë të përafërta me ato të Milanos

Gjergj Begaj, ekspert i pasurive të paluajtshme tha në studion e MCN Economy se me procesin e rivlerësimit çmimet në bregdet dhe në Tiranë do të kenë goxha rritje. 

 

Duke vijuar Begaj tha se  çmimet apartamenteve në Tiranë afrohen atyre të Milanos.

 

Çmimet që do të kenë rritje do të jenë zona e bregdetit nga Velipoja deri në Sarandë, por edhe Tirana, që do të ketë goxha rritje, sidomos pjesa e Unazës së vogël dhe Kurora që janë çmime të shtrenjta, nga rruga e Elbasanit tek liqeni Artificial.

 

Është parë e arsyeshme rishikimi i çmimeve të tokave. 

 

Është hera e 5 rivlerësimit të pronës. Një herë u vendos 10% nga parlamenti, pastaj u rivlerësua me 15%. 

 

Tirana me çmimet që kemi në treg, po i shkon dhe Italisë, Milanos sa i përket çmimeve të apartamenteve. Po shkon gati-gati njëlloj. Për tregu shqiptar do të ishte e mirë të vendosej një e mesme që dhe 5% të qëndronte për një farë kohe, jo vetëm për 1 vit.

 

Nga 3 në 5%, doli Rama dhe tha që do jetë hera e fundit që do të bëhet rivlerësimi i pronës dhe do të vijojë pastaj me ritëm normal. Grupet e interesit kanë bërë kërkesë për ta ulur në 3%, por do ta shohim në janar si do të dalë Ministria e Financave, por nisemi nga fjala e Ramës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy