Peleshi: 10 vatra zjarri aktive, më e rrezikshme në Mashkullore dhe një tjetër serioze në Kukës

Peleshi: 10 vatra zjarri aktive, më e rrezikshme në Mashkullore dhe një tjetër serioze në Kukës

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nga Baza Operative e Pashalimanit njoftoi sot se deri më tani janë shuar 163 vatra zjarri dhe ndërkohë mbeten aktive dhjetë të tjera.

Peleshi njoftoi se vatra e re dhe më e rrezikshme është në Mashkullorë të Gjirokastrës, ku është dërguar një helikopter, si dhe gadishulli i Karaburunit mbetet problematik, prej ditësh tashmë por që nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Një vatër tjetër mbetet në majën e Runës, Kukës. Flakët, sipas Peleshit, po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka.

Përsa i përket zonës së Mirditës aktive janë dy vatra zjarri. Përkatësisht në fshatin Thirrë dhe Munellë. Ministri shtoi se dhe këtu situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik.

“Ka patur një angazhim të Forcave të Armatosura. Do t’i jap edhe formalisht mirënjohjet. Kanë rrezikuar edhe jetën e tyre. Kemi mundur të fikim 180 zjarre deri në tani. Kemi një vatër të re dhe të rrezikshme në Mashkullorë të Gjirokastrës, kemi dërguar një helikopter. Vatra më serize nga Veriut në Jug është e Kukësit. Në Markgegaj, edhe atje është nën kontroll. Nuk rrezikojmë banesa, por nuk mund të vëmë bast për këtë. Kemi në Theth vatra, edhe në Tropojë. Gjirokastra ka qenë një nga situatat më të rrezikshme. Kemi humbur dhe një jetë. Patëm dëme materiale. Para pak minutash, dërguam 50 efektivë në fshatin Mashkullorë. Shpresoj ta vendosim nën kontroll. Policia mos të mendohet dy herë për të evakuuar njerëzit”.

Në përfundim Peleshi tha se në të gjithë territorin janë angazhuar për shuarjen e zjarreve  1 mijë e 289 Forca të Armatosura. 164 mjete të Forcave të Armatosura, 143 mjete zjarrfikëse, 1 mijë e 52 forca zjarrfikëse dhe 441 forca të tjera nga emergjencat civile.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy