Samiti për Demokraci, Papa: Vizita e Grenell bëri që Shtëpia e Bardhë të ftojë Kosovën

Samiti për Demokraci, Papa: Vizita e Grenell bëri që Shtëpia e Bardhë të ftojë Kosovën

Gazetari Robert Papa tha në një intervistë për MCN TV se vizita e diplomatit Richard Grenell, në pikën kufitare të Merdarës që lidh Kosovën me Serbinë ka bërë që Shtëpia e Bardhë të ftojë Kosovën në Samitin për Demokraci.

Siç u shpreh Papa Samiti që do të mbahet në Dhjetor është në favor të Kosovës pasi njihet më shumë pavarësisht se zyrtarisht nuk është njohur nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Në këtë Samit tha Papa është kërkuar të ftohen vende që kanë kontribut në demokraci dhe Kosova është një prej tyre.

Intervista:

Nuk ka qenë e lehtë ftesa për Kosovën…

Papa: Ftesa ndaj Kosovës do të vinte. Tashmë nga 100 vende do të jenë 108. Vizita e Grenell do ketë qenë një shtysë për ta ftuar edhe Kosovën. Biden kërkon të promovojë se demokracia funksionon. Në këtë Samit nuk ka qenë e ftuar Turqia, por është ftuar Tajvani, Spanja apo vende të tjera. Është kërkuar të ftohen vende që kanë kontribut në demokraci. Për mendimin tim vizita e Grenell ka bërë që Shtëpia e Bardhë të ftojë Kosovën, por është ftuar edhe Serbia. Ky samit është virtual, por vitin tjetër ata do të marrin detyrat për një vit. Lajm i mirë është se këtë vit nuk është i ftuar Soros. Për ne është mirë që Kosova merr pjesë sepse njihet. Kosova nuk duhet të krijojë përplasje me Amerikën.

Robert, ndalemi edhe tek takimi që pati Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  me nënsekretaren amerikane të SHBA-së, Victoria Nuland. Ajo tha se ishte takim shumë produktiv. Nga të dhënat e tua, a është trajtuar çështja e Open Balkan?

Papa: Padiskutim. Ideatorja e Open Balkan ka qenë Victoria Nuland dhe George Soros. Ftesa për Osmanin vjen se ka një veprim ndryshe nga Kurti dhe kjo penalizon Kosovën. Ajo që është një diplomate karriere, e ashpër dhe e njeh mirë zonën. Open Balkan me 3 vende është në dëmin tonë, favorizon Serbinë dhe është në dëm të tregut shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria dhe Kosova të dëgjohen dhe kjo do lobing dhe jo me fonde ruse siç bëri Basha.

Edhe një pyetje të fundit, referuar zhvillimeve politike këtu në Shqipëri. PD ka aktualisht dy data për Kuvend Kombëtar. Si e sheh ketë përplasje?

Papa: Etja për pushtet sjell përplasje të mëdha. Duket se shumica është me Berishën. Basha ka vulën dhe mbështetjen e Ramës. Ata po kërkojnë të krijojnë një përplasje. Lufta politike është e egër kudo. Do kemi një PD jashtë parlamentit me Berishën dhe një PD me Bashën dhe në këtë mes fiton Rama.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy