Berisha sulmon Ramën: Bëre Dulen armik, je skllav i Beogradit

Berisha sulmon Ramën: Bëre Dulen armik, je skllav i Beogradit

Ish-kryeministri Berisha, duke rimarrë fjalën në seancë plenare është përfshirë në debatin e retorikës nacionaliste mes kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.

“Nacionalizmi është strofulla e fundit e horrave. Rama mbajti një orë fjalim për të thënë se Dule është armik. Sipas Ramës, Dule është problemi i të gjitha problemeve. Ky është një diskutim folklorik dhe diletantesk”, ka thënë Berisha. 

Ai ka theksuar se, Himara ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i shqiptarizmit, ndërsa ka shtuar se, ata që besojnë në nacionalizmin e Edi Ramës janë të verbër. 

“Rama është vetëm një skllav i Beogradit që vazhdon traditën e baballarëve të tij”, ka thënë më tej Berisha. Sipas tij, sot ngjarja më e madhe duhet të ishte fabrika e drogës në Rrëshen. 

“Fabrika mbrohej nga policia. U arrestuan 20 gra dhe fëmijë, kurse pronarit nuk i hyri ferra në këmbë. Vendin e ka pushtuar kanabisi nga veriu në jug, por kapen vetëm fëmijët”, ka deklaruar Berisha. /tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy