
Ashtu siç edhe kishte lajmëruar gjatë fushatës, Rama konfirmoi këtë të hënë se do të marrë mandatin e Durrësit dhe do të lërë atë të Vlorës.
Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se megjithëse ka zgjedhur që në mandatin e tretë të përfaqësojë qarkun e Durrësit, Vlora do të jetë gjithnjë në zemrën e tij.
Duke iu referuar vendimit të Ramës për të mbajtur mandatin e Durrësit, vendi bosh në qarkun e Vlorës i kalon kandidates e cila renditej e 9-ta në listën shumëemërore, Teuta Ramaj.
Ndërkohë ajo që mbetet jashtë listës së kandidatëve socialist në Durrës është Ana Dhamo.
Rama:
Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt.



