Edhe pse në fillim u premtua se punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të nisnin ën qershor, kreu i qeverisë këtë të shtunë tha se nuk kanë përfunduar ende negociatat. Ndërkohë shefi i qeverisë tha se janë shpallur fituesit për ndërtimin e Bypassit të Vlorës dhe Fierit dhe po negociohet me bankën evropiane për zhvillim për kontratën. Këto deklarata kryeministri Rama i bëri gjatë analizës së sezonit turistik verorë në Vlorë.



