Paqja fiskale/ Zepishta: Lë për të dyshuar. S’mund të rideklarojnë bilancet kompani që kanë përfituar fonde publike

Paqja fiskale/ Zepishta: Lë për të dyshuar. S’mund të rideklarojnë bilancet kompani që kanë përfituar fonde publike

Eksperti kontabël Igli Zepishta duke folur në “Mcn Economy” për paqen fiskale tha që ligji i ri lë vend për dyshime. Ai theksoi se i problematikë faktin që një biznes ka mundësi të korrigjojë bilancet për 5 vitet e fundit, duke paguar 5 për qind të detyrimit. Ai vuri në dukje po ashtu se nuk mund të pranohet që një kompani e cila ka përfituar fonde publike të ketë të drejtën të rideklarojë bilancet.

 

“Fakti që është bërë në këtë mënyrë, pa ditur pjesën e bizneseve që është më e interesuar që të hidhet për miratim ky ligj, lë për dyshime. Sidomos korrigjimi i bilanceve të 5 viteve të fundit, ku mund të ndryshosh xhiron, por edhe fitimin….Ke raportuar një xhiro 1 milion euro në vitin 2020. Ligji të jep mundësinë ta korrigjosh xhiron dhe fitimin, duke paguar 5 për qind të detyrimit, jo më 15 për qind sa është. Në këtë formë pa kufizime s’ka në asnjë vend. Nuk mund të pranohet që një kompani e cila ka përfituar fonde publike s’mund t’i japësh të drejtën të rideklarojë bilancet. Është komplet jo logjike, të përfshish biznese që kanë përfituar fonde publike. Nuk dihet iniciuesi dhe qëllimi i kësaj paqeje fiskale. Derisa nuk e dimë kush përfiton, cila është masa e përfitimit, gjithçka mbetet e fshehtë. Nëse e kemi informalitetin 30-40 për qind si mund t’i japësh hapësirë çfarëdo biznesi të deklarojë të ardhura të pafundme. Disa nga amendamentet e PD përkojnë me shqetësimet tona, ndërtimi, bizneset që përfitojnë nga paratë publike. Duhet të vendosen kufizime, sepse do të përfitojnë disa invidië, ku ligji është bërë për ata”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy