“Xhadat”- Fshati Drojë i izoluar, pa urë dhe pa rrugë (VIDEO)

“Xhadat”- Fshati Drojë i izoluar, pa urë dhe pa rrugë (VIDEO)

Në fshatin Drojë, para disa ditësh bashkia e Kurbinit ka shtruar rrugën e fshatit deri në qendër të tij, ndërsa pjesën që lidhet me segmentet e tjera jo. Fshati drojë përbëhet nga tre lagje: Ferr-Trashë, Marmalakë dhe Goleme. 

 

Banorët e këtij fshati shprehen se rruga nuk po gjen zgjidhje kurrë. 

 

Thonë do ta bëjmë sot, do ta bëjmë nesër, mbas një muaj, do ta bëjmë pas një viti, vijnë zgjedhjet e ikin dhe asgjë s’po bëhet. Gjithmonë në këtë gjendje ka qenë. Të bëjmë sa kërkesa të duam kjo bie në vesh të shurdhër. Më mirë ta kishim shtruar vetë se sa pritem ta shtronin këto. Aq lek sa shpenzon një makinë në vit, bëj llogarit dhe do ishte shtruar me asfalt. Lekë janë ato. Do marrësh pjesë këmbimi e do shkosh tek mekaniku, disa i bëjnë vetë.

 

Një tjetër qytetar tjetër shprehet se ka 70 vite që këtu nuk është vendosur dorë dhe 7 makina ka prishur në këtë rrugë dhe në fund zgjodhi biçikletën pasi i shmang më lehtë gropat. 

 

Një tjetër qytetar shprehet se, “Pasi erdhi demokracia këtu s’është bërë asnjë punim”.

 

Ai thotë se nuk vjen asnjë njëri për t’i parë e jo më për të bërë rrugën. Ndërsa një shofer që po kalonte aty shprehet i indinjuar se rruga është tmerrësisht e dëmtuar edhe në Marmalakë ku do kalonte ai. 

 

Ne shkuam dhe në bashki dhe aty na pret zyra e informacionit e cila njofton shefen e kabinetit Nertila Tusha të vijë të na takojë. 

 

E pyetur për emisionin “Xhadat” në MCN TV, zonja Nertila ajo thotë që duhet të pyesim specialistët që nuk ndodheshin në bashki për momentin dhe sipas shefes së kabinetit e cila na tha të bënim një kërkesë për informacion. 

 

Bëmë kërkesën për informacion dhe dalim të telefonojmë kryetaren e bashkisë pasi i siguruam numrin e telefonit. Ajo nuk përgjigjet por pasi shkruajmë mesazh na kthen përgjigje dhe të nesërmen na vjen dhe përgjigja e kërkesës për informacion.

 

Pasi i kërkuam shpjegim bashkisë mbi masat që po merren aktualisht ndaj përmbytjeve të bëra në fshatin Drojë, i pyetem edhe për rrugën e këtij fshati.

 

Ata u përgjigjën: Aktualisht po punohet në argjinaturën e fshatit Drojë, për të bërë të mundur edhe kalimin e fshatit, si dhe po punohet paralelisht për rrugën alternative të këtij fshati të cilin aktualisht po përdorin për kalim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy