Starova: Samiti në Tiranë i bën jehonë mbështetjes për Ukrainën. NATO duhet të tregohet më e fortë me Rusinë (VIDEO)

Starova: Samiti në Tiranë i bën jehonë mbështetjes për Ukrainën. NATO duhet të tregohet më e fortë me Rusinë (VIDEO)

Arjan Starova, ish-ministër i Jashtëm tha në studion e MCN Live se samti që po zhvillohet në Tiranë i bën jehonë mbështetjes për Ukrainën.

Duke vijuar më tej, Starova theksoi se NATO duhet të tregohet më e fortë ndaj Rusisë.

Është një samit i cili i bën jehonë mbështetjes së Ukrainës, vlerësimit të përpjekjeve të luftës që bën kundër një agresioni të papërligjur siç është konsideruar tashmë nga të gjithë ata që e mbështesin. Do diskutohet rruga e përshpejtuar e integrimit euroatlantik të Ukrainës, që duhet të kishte ndodhur. Vërtetë NATO ka thënë që është çështje kohe në Vilnus, por ndoshta mund të ishte bërë një hap tjetër.

Është samiti i dytë, diskutohen mendime, përsëritet mbështetja, sipas mundësive edhe forcohet mbështetja. Megjithëse Ballkani Perëndimor nuk është se është shumë i fuqishëm, por gjithsesi edhe mbështetja politike është e madhe, por edhe thirrjet për forcimin e mbështetjes nuk janë të këqija. Dje kam dëgjuar një deklaratë të Macron-it dhe më pëlqeu që tha se mirë është që NATO të ketë forca në Ukrainë.

E kam thënë që në fillim që NATO duhet të tregohet më e fortë ndaj Rusisë. Janë 32 shtete që kanë një potencial të pakrahasueshëm me Rusinë.

Perëndimi vijon të demonstrojë që ka detyrimin të bëjë përpjekje diplomatike, dialoguese deri sa të shkojë tek lufta.  Nga njëra anë është e mirë, por përvoja ka treguar që diktatorët duan mjetet e forta. Kam frikë që ajo që s’po bëhet tani do të bëhet më vonë dhe fjalët e Macron-it do të dalin të vërteta, por dëmi do të jetë edhe më i madh.

Zelensky mbështet idenë e mosbërjes së asnjë kompromisi sa i përket sovranitetit në tërësi dhe në veçanti atij territorial, Putin thotë të kundërtën.

Ajo përpiqet të mbështesë Ukrainën dhe duke nënkuptuar që ka një lidhje mes asaj përpjekjeje që bëhet atje dhe aludimeve që bëhen për të prishur sigurinë e brishtë në Ballkan, lidhur me Kosovën dhe me Bosnjën. Kam frikë se Bosnja mund të jetë më e rrezikshme sepse vërtetë atje ka prani ndërkombëtare, por në Kosovë është NATO.

Është politika diplomatike, mbështetja, po bën përpjekjet e veta që Ukraina që nuk e ka njohur Kosovën, ta njohë. Momenti është, s’ka asnjë të keqe. Një njohje nga Ukraina do të jetë se janë dhënë sinjalet më parë nëse do bëhej sot do ishte bukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy