Bujar Kapexhiu i del në krah Metës: Në një sallë të mbyllur po thuren intriga

Bujar Kapexhiu i del në krah Metës: Në një sallë të mbyllur po thuren intriga

Pjesë e aktivitetit kulturor në Presidencë me Ansamblin Folklorik të Dibrës, ishte edhe regjisori, skenaristi, karikaturist dhe aktori i njohur shqiptar Bujar Kapexhiu.

Gjatë fjalës së tij, Kapexhiu ka përcjellë një mesazh për atë që po ndodh në parlamentin e Shqipërisë ku pritet të votohet raporti për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Teksa i cilësoi intriga ato që po ndodhin në parlament, ai uroi që ky aktivitet kulturor t’iu shërbejë për të reflektuar dhe bashkuar festës së artistëve.

“Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’iu shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë”, tha Kapexhiu.

Ndërsa nga ana e tij Presidenti Meta përmes një postimi në Instagram u shpreh se, “Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare.

Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy