
Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil ka arritur nivelin më të lartë në një dekadë, sipas të dhënave zyrtare.
Rreth 7.900 kilometra katrorë e pyllit më të madh në botë u shkatërrua në mes të gushtit 2017 dhe korrikut 2018, një zonë afërsisht pesë herë më e madhe se Londra.
Ministri i Mjedisit në Brazil, Edson Duarte tha se personat që prejnë pyjet ilegalisht duhet të mbajnë përgjegjësi.
Shifrat vijnë pas shqetësimeve në rritje rreth politikave të presidentit të ri të zgjedhur të Brazilit, Jair Bolsonaro.
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018, Bolsonaro premtoi se do kufizonte gjobat ndaj dëmtuesve të pyjeve dhe do dobësonte ndikimin e agjencisë mjedisore.
Një ndihmës i presidentit të zgjedhur, gjithashtu ka njoftuar se administrata do të bashkojë Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Mjedisit, gjë e cila sipas kritikëve do rrezikojë pyjet.
Sipas të dhënave më të fundit të qeverisë, shumica e shpyllëzimit ka ndodhur në shtetet e Mato Grosso dhe Pará, si edhe ka shënuar një rritje prej 13.7% krahasuar me shifrat e vitit të kaluar.
Mato Grosso është prodhuesi më i madh i drithërave në Brazil, dhe kritikët thonë se zgjerimi i bujqësisë po prek edhe zonat e pyllëzuara.
Të dhënat satelitore nga projekti i monitorimit të shpyllëzimit, të njohura si Prodes, u treguan në vrojtimin vjetor, shkruan BBC.

Përderisa norma shënon një rritje të ndjeshme nga viti i kaluar, kur shkalla e shpyllëzimit ra 16% në një periudhë 12-mujore , ajo ende shënon një rënie prej 72% që nga 2004, kur qeveria federale braziliane filloi masat për të luftuar shpyllëzimin.
Në atë vit, një zonë me përmasat e Haitit më shumë se 27.000 km katrore u pastrua nga rainforest.
Rajoni i Amazonit mban pyjet më të mëdha tropikale në botë dhe është shtëpia e bimëve dhe llojeve të kafshëve që ende janë duke u zbuluar nga shkencëtarët.
Shumica e miliona kilometrave katrorë janë brenda Brazilit, ku sipas ligjeve që datojnë nga 1965, pronarët e tokave duhet të mbajnë një përqindje të pronave të tyre të pyllëzuara.



