Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një takim sot me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës u shpreh se në këtë qytet janë bërë investime për të vjedhur dhe se ky vend është viktimë e abuzimit.
Meta përmendi dhe ngarkesat me kokainë që janë kapur në Durrës në kontejnerët e mbushur me banana.
Ai tha se qyteti bregdetar ka pasur pasoja edhe nga aspekti sizmologjik, referuar tërmeteve të shpeshta që e kanë goditur Durrësin.
Sipas tij Durrësi dhe me një vesë të lehtë përmbytet.
Në zgjedhjet e fundit, Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri, si Elbasani ndoshta, një presion të jashtëzakonshme të mafies qeveritare dhe të gjitha grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë, por sidomos Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, të korrupsionit, të drogës, të gjithë jemi dëshmitarë të importit të suksesshëm të bananeve.
Durrësi që është viktima më e dytë më e madhe e korrupsionit, e betonizimit, e pastrimit të parave, pas Tiranës, ka shumë arsye, jo vetëm për të reaguar dhe zgjuar qytetarinë, për të ruajtur intensitetin, për të mbrojtur komunitetin familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është një qytet që ka vuajtur. Në do denoncojmë me forcë mafien që ka kapur shtetin për fyti, edhe Durrësin.
Korrupsioni po shkatërron qytetet tona dhe po zbraz Shqipërinë. Ju e dini çfarë ndodh në Durrës kur bie shi. Edhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime. Janë bërë investime për të vjedhur dhe jo për të zgjidhur problemet.
Meta thotë se qytetarët duhet të bëhen bashkë për të rritur kapacitetet investiguese, si dhe të rrisim forcën reaguese shqiptare.
Në këtë drejtim, unë ju ftoj të gjithëve ju këtu, të rrisim forcën reaguese shqiptare. Të rrisim kapacitetet investiguese, që duan funksionimin e shtetit ligjor.
T’u japim besim dhe forcë të gjithëve që të denoncojnë çdo padrejtësi, falsifikim kudo që ndodh. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime.



