Stay Tuned/ Mete: Viti 2022 i arrirë për mua, mu besuan emisionet për Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Botëror

Stay Tuned/ Mete: Viti 2022 i arrirë për mua, mu besuan emisionet për Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Botëror

Gazetarja Sabina Mete e ftuar në emisionin “Stay Tuned”, të Valbona Mhillit, e cilësoi si mjaft produktiv vitin që lamë pas, në karrierën e saj në gazetarinë sportive.

Ajo tha se iu besuan emisionet për Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Botëror, të cilat i quajti arije të kulmit në karrierën e një gazetari sportiv.  

Vit i arrirë, mu besua e vetme Champion liga, për herë një emision vetëm, ne studio vetëm.

Ne fakt ishte nga pikat që unë e kisha vendosur që duhet të arrija dhe në fakt 2022-shi ishte për ta arritur këtë gjë në karrierën time.

Ne fakt ishte e pritshme, sepse unë isha aty, kisha punuar gjatë për të arritur deri aty.

Në fakt ju e dini se  sa i vështirë është televizioni, në prime time, sa bërryla ka gjithandej, por është shumë e rëndësishme në fakt të kesh besimin e eprorëve dhe mu besua, jam vërtetë mirënjohëse, eksperiencë e re, eksperiencë e bukur, sigurisht ishte e vështirë.

Pastaj patëm kampionatin botëror për ta përmbyllur vitin 2022, ishte shumë i lodhshëm sepse Kampionati Botëror është maja  e karrierës së një gazetari sportiv mund ta arrij dhe sigurisht që edhe kjo mu besua mu dha hapësirë televizive në ekran, isha edhe në mëngjes edhe në darkë, dhe në fakt ishte i lodhshëm, se njerëzit mendojnë se del e flet gjysmë ore, por në fakt për atë ti duhesh tre orë përgatitje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy