Reshje dëbore në disa qytete, ARRSH: Këto janë rrugët ku qarkullohet me zinxhirë (VIDEO)

Reshje dëbore në disa qytete, ARRSH: Këto janë rrugët ku qarkullohet me zinxhirë (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë përditësimin e situatës për gjendjen e akseve rrugore kombëtare.

Në rajonin jugor qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Ndërkohë në rajonin verior reshjet e borës kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erëra të forta.

Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë.

Qarkullohet me zinxhirë në:

Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,  Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

May be an image of borë dhe road

May be an image of borë dhe road

May be an image of road

May be an image of road

May be an image of road

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy