
Partia Socialiste ka depozituar në KQZ dokumentacionin e kandidatëve per zgjedhjet e pjesshme vendore në tre bashki të vendit.
Bëhet fjalë për regjistrimin e listës shumëemërore të kandidatve për kryetar bashkie në Shkodër, Durrës dhe Lushnje.
Kujtojmë që për socialistët kandidon Emiriana Sako në Durrës, Majlinda Angoni në Shkodër dhe Eriselda Sefa në Lushnje.
Ndërsa, për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër dokumentet e kandidimit dorëzohen në KZAZ.



