Avioni del nga pista në Turqi, shpëtojnë mrekullisht të gjithë pasagjerët (FOTO/ VIDEO)

Avioni del nga pista në Turqi, shpëtojnë mrekullisht të gjithë pasagjerët (FOTO/ VIDEO)

Një avion i kompanisë turke low cost, “Pegasus”, për pak sa nuk përfundoi në ujërat e Detit të Zi.

Avioni me 162 pasagjerë në bord doli nga pista mëngjesin e sotëm në aeroportin e Trabzonit, në verilindje të Turqisë.

Pasi ka dalë nga pista, avioni ka rrëshqitur disa metra në një zonë të pjerrët, për të ndaluar pak metra para se të përfundonte në det.

Të gjithë njerëzit që ndodheshin në avion kanë shpëtuar.

Avioni, një “Boeing 737-800”, vinte nga Ankaraja. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në devijimin e tij nga pista.

Guvernatori lokal, Yucel Yavuz, njoftoi se në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim. Për shkak të këtij incidenti, aeroporti u mbyll për disa orë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy