
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaron se ka urdhëruar qeverinë e tij të “kontaktojë” Poloninë fqinje, duke thënë se është gati të bisedojë teksa tensionet kufitare rriten mes vendit polak, një anëtar i NATO-s dhe BE-së, dhe aleatit të Moskës.
“Duhet të flasim me polakët. Kam urdhëruar Kryeministrin të kontaktojë me ta. Ne jemi fqinj dhe fqinjët nuk i zgjedhim”, tha Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.
Javën e kaluar, Polonia pretendoi se dy helikopterë bjellorusë shkelën hapësirën e saj ajrore dhe arrestuan një bjellorus me dyshimin se ishte pjesë e spiunazhit rus.
Marrëdhëniet midis Minskut dhe Varshavës, të ngrira prej vitesh, kanë rënë në nivele të reja që kur Lukashenko lejoi Moskën të përdorte territorin bjellorus për të sulmuar Ukrainën.
Tensionet u përshkallëzuan më tej kur Minsku u bë bazë e re për luftëtarët nga grupi mercenar rus Wagner, ndërsa Polonia tha se ky ishte një kërcënim sigurie dhe forcimi i mbrojtjes kufitare.
Një deklaratë e tillë vjen një ditë pasi Varshava njoftoi se do të dërgonte 10.000 trupa në kufirin e saj me Bjellorusinë.



