Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, protestë para Ministrisë së Brendshme: Dhuna është përshkallëzuar  

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, protestë para Ministrisë së Brendshme: Dhuna është përshkallëzuar  

Pas incidentit të së shtunës në mbrëmje, kur disa aktivistë të saj u shoqëruan me dhunë në komisariatin nr.1, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paralajmëron një protestë tjetër. Protesta e radhës do të zhvillohet në orën 18:00 para Ministrisë së Brendshme dhe me anë të saj do të kërkohet marrja e masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunë një natë më parë dhe shkarkimi dhe procedimi penal i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë një proteste në afërsi të Teatrit Kombëtar, janë ndaluar nga policia aktivistët Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtiri. Sipas Aleancës, ata janë ndaluar dhunshëm nga policia në përpjekjen e tyre për të bërë lidhjen e përditshme live para sheshit të teatrit dhe më pas janë shoqëruar forcërisht në komisariat pa asnjë arsye, përgjatë së cilës është ushtruar dhunë psikologjike.

Brenda ambienteve të komisariatit, dhuna është përshkallëzuar. Në prani të dhjetëra efektivëve të policisë, disa prej tyre janë përpjekur të zhdukin provat nga celulari i Ergys Mërtirit, të tjerë kanë goditur në fytyrë me grushta dhe shkelma Astrit Seranaj dhe Donald Martinin koreograf i njohur, pikërisht ditën që ai fitoi një çmim prestigjoz në Los Angeles Usa duke ngritur lart kulturën shqiptare”, thuhet në njoftimin e publikuar sot nga Aleanca.

Sipas aktivistëve të mbrojtjes së Teatrit, ky veprim i Policisë së Shtetit e ka fillesën te dhuna e ushtruar më 17 maj kur shembja e Teatrit filloi përgjatë kohës kur mbrojtësit e Teatrit ishin ende brenda dhe ende nuk po ndalet edhe pas protestave që i shkaktoi vrasja e të riu Klodian Rasha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy