Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në zonën e Karinës, në territorin e Peqinit, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe autoritetet lokale.
Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë. Deri në këto momente, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale dhe mjedisore janë të konsiderueshme.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa situata mbetet ende kritike. Në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe banorë të zonës.



