Rrezik për lindje të parakohshme nga vaksina kundër Covid në shtatzëni? Studimi i fundit jep përgjigjen

Rrezik për lindje të parakohshme nga vaksina kundër Covid në shtatzëni? Studimi i fundit jep përgjigjen

Prej kohësh ka qarkulluar frika se vaksinimi kundër Covid në shtatzëni, rrezikon të shtyjë drejt lindjes së parakohshme.

Mirëpo një studim i fundit thotë se nuk ekziston asnjë lidhje midis vaksinimit të grave shtatzëna kundër koronavirusit dhe një rreziku më të lartë të lindjes së parakohshme, peshës së ulët të lindjes ose lindjes së vdekur, tregon një studim i ri shkencor kanadez.

Vaksinimi kundër koronavirusit është efektiv dhe i sigurt për gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre. Në të kundërt, infektimi me Covid-19 gjatë shtatzënisë është shoqëruar me një rrezik më të lartë të komplikimeve, shtrimit në spital dhe vdekjes së gruas shtatzënë, si dhe për lindje të parakohshme ose të foshnjës së vdekur.

Studiuesit, të udhëhequr nga Profesorja e Asociuar Deshaine Fell e Shkollës së Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik të Universitetit të Otavës dhe Spitalit të Fëmijëve të Ontarios Lindore, të cilët bënë publikimin e studimit në revistën shkencore British Medical Journal, analizuan të dhënat për 85.162 lindje në vitin 2021, nga të cilat 43.099 ishin të vaksinuar me një ose më shumë doza, pothuajse të gjithë kishin marrë vaksinën Pfizer-BioNTech ose Moderna.

U konstatua se probabiliteti i lindjes së parakohshme ishte 6.5% tek gratë e vaksinuara kundrejt 6.9% tek gratë e pavaksinuara, ndërsa probabiliteti i lindjes shumë të parakohshme ishte përkatësisht 0.59% kundrejt 0.89%.

Rreziku i lindjes së një foshnje nën peshë ishte 9.1% për të vaksinuarit kundrejt 9.2% për të pavaksinuarit, ndërsa rreziku i lindjes së foshnjës ishte përkatësisht 0.25% kundrejt 0.44%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy