Dede: Këmbëngulja e mund talentin, Kroacia ishte në perfeksion ndaj Brazilit

Dede: Këmbëngulja e mund talentin, Kroacia ishte në perfeksion ndaj Brazilit

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli eliminimin e Brazilit ndaj Kroacisë.

Dede deklaroi se në fushë nuk kishte diferenca mes ekipeve, ndërsa shtoi se kroatët ishin në perfeksion.

Kroacia tregoi sot sa mirë mund të bëjë, të shikojmë Marokun nesër. Diferencat po zvogëlohen në futboll. Kroacia tregoi se diferencat janë të vogla.

Brazili u mundua ta kishte ndeshjen nën kontroll dhe ndoshta ia falën vetë zotërimin e topit. Brazili nuk kishte durim. Vinicus dhe Raphinha, duhet të rrinin më shumë në fushë. Një ekip që pretendon Kupën e Botës, nuk mund të luajë me mbrojtësin e djathtë në të majtë. Kroacia ishte në perfeksion.

I vetmi gabim, ishte te goli i Neymar. Nuk kishte asnjë diferencë në fushë. Brazili mund të godasë më shumë se Kroacia, por protagonizmi dhe metrat e Kroacisë, ia dolën. Brazili ka 20 vite që pret. Kjo tregoi se këmbëngulja e mund talentin.

Brazili nuk di të mbrojë. E treguan sot ndaj Kroacisë. Sot kishin një skuadër të vërtetë përballë. Ishte një dështim ky eliminim për Brazilin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy