Samiti për Ukrainën në Tiranë/ Kello: Masat e sigurisë, si një shtetrrethim. Myzyraj: Vizita e Zelenskyt, historike

Samiti për Ukrainën në Tiranë/ Kello: Masat e sigurisë, si një shtetrrethim. Myzyraj: Vizita e Zelenskyt, historike

Gazetarët Isa Myzyraj dhe Andon Kello të ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ kanë komentuar vizitën e presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky një ditë më parë në Tiranë ku u mbajt dhe samiti.

Kello tha se ishin marrë shumë masa për këtë vizitë dhe samit, njësoj si në shtetrrethim. Ai u shpreh se prapaskenat e medias ishin ekzemplare aty, madje jnë detyruar të raportojmë shtrirë.

Sipas tij nga ky samit Vuçiç doli i fituar i cili kishte ardhur duke vendosur tre kërkesa për të marrë pjesë në deklaratë, ndërsa pas samitit sulmoi Vjosa Osmanin.

Serioziteti ishte në maksimum për herë të parë një president i Ukrainës vizitonte Shqipërinë dhe mbi të gjitha në një kohë lufte. Shqipëria është një nga vendet e para që është rreshtuar në krah të Ukrainës. Ishin marrë shumë masa sigurie si një shtetrrethim.

Zelensky duke qenë dhe komedian e ka humorin pjesë të karakterit të tij dhe kujtoj momentin kur vjen në aeroport dhe kur i takon të gjithë qëndron në një situatë të tillë protokollar, më pas deri diku u shqiptarizua pak. Zelensky është i interesuar për prodhim municionesh luftarake dhe në Ballkan për shkak se Ukraina vuan për armë sepse nuk është e lehtë ti bësh ballë Rusisë.

Ukrainës i intereson cdo vend për ta pasur aleat. Në këtë samit rezultoi se Vuçiç doli i fituar. Ai vendosi tre kërkesa për të marrë pjesë në deklaratë, një prej tyre ishte të mos përmenden sanksionet ndaj Rusisë.

Për këtë deklaratë i kishte nisur tentativat 3 ditë më parë duke komunikuar me liderët e tjerë dhe mesa duket kishte arritur në njëfarë konsensusi prandaj u la e tillë, edhe pse besoj se duhet të kishte një reagim nga presidentja e Kosovës sepse Vuçiç e sulmoi atë kur tha se çfarë kërkon Kosova. Prapaskenat e medias ishin ekzemplare aty sepse ishim duke raportuar shtrirë.

Nga ana e tij Isa Myzyraj tha se vizita e Zelenskyt është historike, madje e ka konsideruar si një nga ditët e tij më të rëndësishme në karrierën si gazetar, NDËRSA THEKSOI SE Shqipëria nuk ka eksperiencë në organizmin e samiteve.

Duke biseduar me kolegët për staturën e Zelenskyt përveç disa rasteve ai ka mbajtur një qëndrim stoik, vetëm në fotot familjare të publikuara nga Rama shfaqet i qeshur.  Si vizitë është historike dhe për mua si gazetar ajo është më e rëndësishme si ditë. Zelenskyn e dua si lider se përtej të gjithave lufta nuk është vetëm armë, por ka luajtur një rol të madh dhe qëndresa e vetë liderit.

Momenti kur Rama dhe Zelensky shfaqen në foto me dorën në kokë, ka prapaskenë interesante sepse sapo kishin përshëndetur Vuçiç dhe këta të dy kthehen dhe bëjnë këtë veprim. Shqipëria s’ka eksperiencë për organizimin e samiteve.

Bota lë hapësirë për mediat, dhe Vuçiç nuk na neglizhoi ne po normalisht që ai s’do vinte te MCN, por do shkonte te media serbe kullir të cilat ishin në masë dhe mjaft të organizuara. Vuçiç nuk qëndroi për drekë sepse në atë drekë ishte dhe Vjosa Osmani dhe për shkak dhe të debateve që ka pasur në samit.

Mendoj se ka pasur një debat që të hiqej emri i shtetit e kërkuar nga Vuçiç.  Kurti ka treguar se për shtetësinë e Kosovës nuk është shumë protokollar dhe se çfarë thotë Vuçiç dhe tekat e tij atij si intereson fare dhe mendoj se po të ishte Kurti do kishte agravim të situatës. Lajmi dje për mua është paralajmërimi i rrezikut rus në Ballkan.

Zelensky duke qenë se është në një vend lufte dhe atij i intereson sot çdo shtet, atij i intereson vota e këtij shteti pra ai luan karta të mëdha. Atij nuk i intereson fare Shqipëria, por vota. Mendoj se Shqipëria bën samite sepse asnjë vend në Ballkanin perëndimor si ka kushtet. Asnjë vend nuk është satbil siç jemi ne, sepse ne nuk kemi konflikt me asnjë prandaj Tirana është vendi i vetëm për të organizuar samite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy