Shpendët e ngordhura te Rana e Hedhun/ Sulaj: Ndotje mjedisore, duhet hetim dhe masa të menjëhershme (VIDEO)

Shpendët e ngordhura te Rana e Hedhun/ Sulaj: Ndotje mjedisore, duhet hetim dhe masa të menjëhershme (VIDEO)

Kapllan Sulaj, dekan i Bioteknologjisë Ushqimore në UBT, ekspert i sigurisë ushqimore në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën e krijuar te Rana e Hedhun në Shëngjin ku u gjetën shpendë të ngordhura në bregdet.

Ai tha se kemi të bëjmë me një rast të ndotjes mjedisore, ndërsa shtoi se duhet të hetohet menjëherë shkaku i tyre dhe të merren masa të menjëhershme për të asgjësuar trupat e shpendëve.

Sipas tij shpendët e hedhura aty përbëjnë një burim infeksioni, prandaj duhet të bëhet pa humbur kohë groposja e tyre.

Kemi të bëjmë me një rast të ndotjes mjedisore për shkak se janë gjetur buzë detit shpendë të ngordhura. Është një situatë e cila kërkon vëmendje të të gjitha autoriteteve pastaj duhet të nisë menjëherë hetimi për të kuptuar nga ka ardhur shkaku. Përderisa kemi të bëjmë me shpend të ngordhura lind dyshimi se kemi të bëjmë me një vatër infeksioni. Mbetet për tu hetuar. Jemi në rastin e gripit të shpendëve, dhe fakti që mund të kemi shpendë të ngordhura në këtë qark lind shkaku se ato mund të kenë ardhur dhe si pasojë e vatrave të infektimit. Duhet të gjendet shkaku dhe merren masat, të asgjësohen sa më parë. Dua të bëj thirrje për të vepruar menjëherë. Përveç kësaj duhet të angazhohen dhe strukturat e tjera të shtetit dhe duhet vepruar me shpejtësi për të grumbulluar dhe asgjësuar për të shmangur kontaminimin. Ka disa protokolle për asgjësimin e tyre ku më i miri është djegia e tyre me impiante të veçanta por ne se kemi këtë lloj trajtimi, prandaj aplikohet metoda e groposjes.

I pyetur se si po menaxhohet situata dhe a kemi ne kapacitete për monitorimin e gjithë territorit nga inflenca aviare, Sulaj tha se shërbimi veterinar shqiptar ai zyrtar janë të detyruar me ligj të mbikëqyrin shëndetin e kafshëve dhe vendosjen e karantinave të detyrueshme.

Unë dua të bëj thirrje shërbimit veterinar se ka një kontingjent ekspertësh që operojnë në qarqe prandaj kërkohet shtimi i numrit të tyre në qarqe. Nuk kemi komoditetin që ti mbikëqyrim të gjitha hapësirat gjeografike dhe kjo lë hapësira për atë që ka ndodhur dhe te Rana e Hedhun. Përveç kësaj shërbimi veterinar tani është në alert nuk mendojnë, por mund të kemi të bëjmë dhe me një veprim keqdashës i cili ndër të tjera krijon dhe një imazh të keq për bregdetin dhe të gjithë ne teksa jemi në prag të sezonit turistik. Megjithatë mund të them se pas grumbullimit dhe pastrimit të zonës kërkohet të dezinfektohet dhe zona, dielli është ai që shkatërron gjithçka, prandaj shpresojmë dhe për një kohë të mirë. Nuk paraqet një rrezik real sepse dielli me temperaturë të lartë vret virusin, bakteriet asgjësohen dhe nuk jetojnë gjatë. Për këtë ne mund ta vizitojmë Ranën e hedhuN pas 2 javësh, por me kusht të jetë pastruar zona dhe dezinfektuar.

Ndërsa lidhur me pyetjen se sa të riskuar jemi nga konsumimi i mishit të shpendëve vezëve apo nënprodukteve të tjera në këtë situatë, ai tha se është konfirmuar se shtami H5N8 që nuk është patogjen për njeriun por që shkakton dëme te shpendët.

Dua të theksoj se nuk ka vend për panik por ka vend për kujdes dhe zbatimin e masave. Sepse nëse do përdorimin mishin e shpendëve të infektuara do e transmetojmë vitrusin. Ato duhet të gjurmohen se nga vijnë. Konsumatori kur blen në makete apo dyqane mishi të kërkoj analizat e kryera të mishit nga ka ardhur dhe këtë kujdes duhet ta kemi të gjithë. S’ka vend për pan      ik as për vezët. Siguri absolute nuk ka, por nëse mbikëqyren rreptë rreziku minimizohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy