Opinioni i Venecias edhe për Kushtetuesen? PD: Vetëm vonon ngritjen e saj

Opinioni i Venecias edhe për Kushtetuesen? PD: Vetëm vonon ngritjen e saj

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e konsideron të domosdoshëm opinion e Komisionit të Venecias lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.  Në një mesazh në Tuiter, Balla shkruan se Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese.

Sa kohë kundërshtarët e Reformës në Drejtësi vijojnë tentativat për pengimin e saj, Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese”, shkruan Balla.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, reagoi sot në lidhje me mundësinë e një kërkese të tillë drejtuar Komisionit të Venecias. Bardhi shprehet se një hap i tillë nuk do të çonte asgjëkundi, por thjesht do të vononte ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, Partia Demokratike shpreh bindjen se për Shqipërinë dhe qytetarët e saj është me rëndësi themelore vënia në funksionim sa më parë e Gjykatës Kushtetuese. Duke patur në konsideratë se Komisioni i Venecias nuk jep vendime por opinione, e vetmja pasojë do të ishte vonesa e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe hapja e një debati tjetër mbi lexime të kundërta të cfarëdo opinioni të Komisionit të Venecias nga palët. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i këtyre debateve. Shqiptarët nuk meritojnë të mbeten për muaj të tjerë pa Gjykatë Kushtetuese”, tha Bardhi në emër të selisë blu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy