
Një vajzë e vogël u shpëtua pothuajse 60 orë pas një rrëshqitjeje masive dheu që vrau të paktën 11 persona në një fshat minierash në jug të Filipineve, duke lënë më shumë se njëqind persona të zhdukur.
Vajza e vogël u gjet nga ekipet e kërkimit duke gërmuar me lopata dhe duar të zhveshura për të kërkuar të mbijetuarit në fshatin Masara, në jug të ishullit Mindanao.
Rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga shiu i dendur, ndodhi të martën në mbrëmje.
Prej saj u shkatërruan disa shtëpi, u morën përpara tre autobusë dhe një automjet që transportonte punëtorë nga një minierë ari.



