Nga sot hiqen nga qarkullimi qeset plastike

Nga sot hiqen nga qarkullimi qeset plastike

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 qershor 2022, Qeveria shqiptare ka zgjedhur të ndalojë qeset plastike në vend.

Kjo, pasi vendimi pas zbatimit të të cilit pritet të marrë fund përdorimi i qeseve plastike, do të hyjë në fuqi sot.

Kështu, Qeveria ndalon prodhimin, importin dhe përdorimin e qeseve plastike mbajtëse, si dhe të qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme.

Sipas udhëzimeve të Institutit të Politikave Mjedisore, qeset plastike duhet të zëvendësohen me trasta, qese të formave të pranueshme ekologjike, apo qese kartoni.

Ky qëndrim përfundimtar është marrë, sepse në bazë të shifrave të shpërndara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përgjatë 12 muajve, në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike, ose përafërsisht 26 mijë ton në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy