Joe Biden duket se e ka fitoren “në xhep” dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Ndërsa ka kaluar nata e tretë në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Ëilmington, Delaëare, gjithçka duket gati për festën e madhe dhe fjalimin e fituesit. Biden është para rivalit Trump në Pensilvani dhe Xhorxhia, por pritet të marrë edhe Nevadën dhe Arizonën.
Të gjitha pengesat në rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, me përjashtim të kthesave të papritura, janë kapërcyer. Dhe nëse për presidentin ende në detyrë "nuk ka mbaruar" dhe gjithçka përmbyset nga Gjykata e Lartë, një frymë dorëzimi duket se mbizotëron në kampin e tij. "Nëse ti numëron vetëm votat e ligjshme, unë i fitoj lehtë", tha Trump duke i folur drejtpërdrejt kombit dhe duke thyer një heshtje të pazakontë që zgjati 36 orë, që nga nata e parë pas ditës së zgjedhjeve. Por fytyra e tij reflektonte një lodhje si kurrë më parë.
Mbi të gjitha, me numërimin e votave akoma në progres në pesë shtete kryesore, goditja e nokautit që mund të rrëzojë përfundimisht presidentin në detyrë erdhi nga Pensilvania, ajo që Trump i rrëmbeu ndjeshëm Hillary Clinton-it në 2016. E njëjta zonë, katër vjet më vonë i ktheu shpinën Trumpit dhe zgjodhi Joe Biden, i lindur në Scranton 77 vjet më parë. “Pushtimi” i fortesës republikane të Xhorxhias ishte “mrekullia” e vërtetë e Biden, një arritje që as Barak Obama nuk arriti ta bënte me fitoret e tij në 2008 dhe 2012.



