Rama reagon për dhunën e Elvi Fundos: Zbardhje e plotë dhe neveri për politizimin e kësaj barbarie

Rama reagon për dhunën e Elvi Fundos: Zbardhje e plotë dhe neveri për politizimin e kësaj barbarie

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo ditën e sotme. Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook", dënoi aktin e dhunës dhe kërkoi zbardhje të plotë sa më parë të këtij krimi.

“Dënoj me forcë aktin e dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo. Zbardhje e plotë sa më parë e këtij krimi. Neveri për politizimin e kësaj barbarie nga #VajmedetPD,” shkruan Rama.

Ish-zëdhënësi i Ridvan Bodes në qeverinë Berisha, Elvi Fundo ka rënë pre e dhunës nga dy persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e sotme në zonën e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet.

Dy persona kanë goditur Fundon me grushte dhe mjete të forta, e më pas janë larguar nga vendngjarja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy