Shtohet censura në Kinë, tani ndalohet shkronja N në internet

Shtohet censura në Kinë, tani ndalohet shkronja N në internet

Kina ka vendosur të heqë shkronjën N nga interneti, ndërsa censorët kinezë po përpiqen të mbysin zërat kritikë ndaj vendimit të presidentit Xi Jingping për të vijuar të jetë në pushtet edhe pas mandatit të dytë.

Censorët kinezë kanë menduar se kjo shkronjë mund të përdoret në sulmet ndaj vendimit kontravers të Pekinit për të shtuar numrin e mandateve kushtetuese për presidentin kinez.

Victor Mair, një ekspert mbi Kinën në Universitetin e Pensilvanisë, thotë se ky vendim u mor pasi interneti u “përmbyt” me ankesat e kinezëve.

Sipas një liste të hartuar nga China Digital Times, termat e ndalur të përdoren në Ëiebo dhe Tëitter janë disa dhe të gjithë kanë lidhje me vendimin e Xi Jingping.

Mair shpjegon se heqja e shkronjës N mund të lidhet me numrin e pafundmë që përdoret në matematikë, i cili mund t’i referohet  mandatit presidencial të pafundmë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy