
Drejtori i Institutit të bashkive, Agron Hasxhimali në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar nismën për rishikimin e taksës së pronës për të cilën u shpreh se qëllimi i qeverisë nuk duket aspak keq. Ai tha se ministrja fillimisht duhet ti jepte llogari qytetarëve për këtë ndryshim dhe se sipas tij 3 vite kohë për të hyrë në fuqi lënë hapësira për mendime të ndryshme. “Qëllimi i qeverisë dhe ministres ka të bëjë me një vlerësim të drejtë të pronave, nuk është qëllim i keq, por qeveria dhe ministrja duhet tu shpjegonte gjithë opinionin publik se çfarë ndodhi me reformën e vitit 2018 për të cilën unë e kam mbështetur duke thënë se ishte një ligj i mirë për njësitë e qeverisjes vendore e cila dhe në mungesë të kadastrës fiskale të shkonin në vend dhe të kontrollonin databasën e tyre. Rezultatet gjatë kësaj kohe nuk kanë qenë të mira pasi nga një analizë nga taksimi i pronës ne sot kemi 30-40 mln euro nga 100 që duhej të mblidheshin. Nga kjo lind pyetja nëse është çmimi i referencës problemi? Atëherë nisur nga kjo ministrja duhet ti jepte llogari qytetarëve shqiptarë pse po e bën këtë ndryshim”. I pyetur nëse është konsultuar kjo nismë, Haxhimali tha se është momenti i parë, dhe se ai ka besim se do kaloj për tu konsultuar dhe për tu përfshirë të gjithë grupet e interesit. Haxhimali u shpreh se duhet metodologjia e saktë për të gjetur vlerën reale të pronës. “Unë vetë mendoj se fakti që jepet kohë 3 vite për konsultim nga njëra anë duke e mirë por nga ana tjetër mund të lidhet pak dhe me ciklet zgjedhore. Mendoj se ka potenciale sot, nuk e fillojmë nga 0, databasa e 2018 është mirë por do një angazhim shumë të fuqishëm që të përmirësohet ndjeshëm kadastra fiskale. Këtë vit kemi dhe lajmin e mirë që do bëhet censusi, nëse bashkohen forcat dhe ka vullnet të mirë, ligji mund të bëhet dhe më funksional. Ajo që është e rëndësishme, problemi kryesor është që të kemi metodologjinë e qartë për të përcaktuar vlerën reale dhe shkallën e amortizimit të objektit. Nëse ekspertiza integrohet në një të dhënë të tillë, kam përshtypjen se mund ta zgjidhin më herët këtë çështje dhe nuk ka pse të presim 2026". Në vijim ai theksoi se nëse vijohet me atë ide të qeverisë se vlera e pronës është ndryshuar por të bëjmë një ligj dhe për 5 vite ta ndryshojmë tregon se politika e bërë nuk është e qëndrueshme. “Tregu në Shqipëri i banesave ka ndryshuar dhe duhet të kemi më shumë të ardhura nga kjo taksë. Ka një databasë të pronave, Tirana është model, ndërsa bashkitë e tjera kanë çrregullime në këto databasa. Ajo që është e rëndësishme është dhe se sa e paguajnë shqiptarët këtë taksë, çështja është dhe për ministrinë dhe bashkitë, pse nuk kemi arritur ta mbledhim në masën 100% me çmimin e referencës pse duhet të ndodhë me këtë? Pra për mua qoftë bashkia dhe qytetarët duhet të kenë një ndërgjegjësim për të bashkëvepruar për të paguar këtë taksë”.



