Donald Trump rikthehet në Facebook pas vitit 2021

Donald Trump rikthehet në Facebook pas vitit 2021

“Jam kthyer”. Ky është postimi i parë i Donald Trump në Facebook që nga viti 2021, i ripranuar në platformën sociale pasi u përjashtua pas sulmit të 6 janarit në Kongres.

Trump publikoi një video të shkurtër të marrë nga një fushatë e mëparshme, në të cilën u thotë ndjekësve të tij:

Më falni nëse ju mbajta në pritje, por ishte një punë e komplikuar. E komplikuar.

Një mesazh shumë i qartë me të cilin ish-Presidenti rihap komunikimin e drejtpërdrejtë me mbi 34 milionë ndjekësit e tij që kanë vërshuar llogarinë me komente.

Postimi i fundit që Trump kishte shkruar në Facebook daton më 6 janar 2021, kur mbështetësit e tij kishin pushtuar ndërtesat e Kongresit, në një përpjekje ekstreme për të bllokuar certifikimin e fitores së Biden si President.

Një ditë pas ngjarjes, Meta, pronar i Facebook-ut dhe Instagram-it, i bllokoi llogarinë, duke akuzuar Trump për shkelje të rregullave duke dërguar mesazhe me përmbajtje të dhunshme.

Manjati është rikthyer gjithashtu në YouTube pas heqjes së kufizimeve të hyrjes në kanal, gjë që e pengoi atë, për më shumë se dy vjet, të postonte video të reja në llogarinë që ka mbi 2.6 milionë ndjekës.

Ashtu si Facebook, YouTube pezulloi fillimisht llogarinë e Trump në janar 2021, disa ditë pas ngjarjes së 6 janarit, për shkelje të rregullave për postimin e përmbajtjeve që nxisin dhunë, më pas platforma mori masa të mëtejshme kufizuese, si çaktivizimi i komenteve në video.

Videot nga kanali i ish-Presidentit që nxisin dhunën nuk do të rikthehen.

Trump tashmë është ripranuar edhe në Twitter dhe Instagram , por deri më tani ka preferuar të mos i përdorë këto platforma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy