
Çështja e legalizimit të basteve online, u diskutua edhe në emisionin e radhës në “Bilardo në MCN”. I ftuar avokati Redon Meksi, u shpreh se çdo biznes që funksionon në të zezë duhet legalizuar. Ai u ndal te bastet online, sipas të cilit duhet rregullim ligjor i tregut. “Çdo biznes që funksionon në të zezë siç është edhe prostitucioni dhe lëndët narkotike, kur ti ke ligjet më të forta në Evropë për hashash, ne dënojmë 5 vjet minimalja për 3 gram hashash, përsëri vazhdon të ndodh, atëherë pse mos ta rregullosh. Janë biznese që ndodhin, si prostitucionin, si bixhozin, se s’bën. Ti në kohë të Enverit, luaje bixhoz dhe rrezikoje 10 vjet burg. Unë jam për legalizim, rregullim të tregut. Unë jam për legalizimin e drogave të forta, sidomos pjesa mjekësore njëherë”, tha Meksi.



