Zgjedhjet në SHBA, alarmi i Google: Hakerët iranianë duan të sulmojnë fushatat presidenciale

Zgjedhjet në SHBA, alarmi i Google: Hakerët iranianë duan të sulmojnë fushatat presidenciale

Armiqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtojnë përpjekjet për të synuar garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Google, cituar nga CNN, përpjekjet e Iranit për të hakuar fushatat zgjedhore amerikane janë të vazhdueshme dhe më të gjera nga sa mendohej fillimisht.

Hakerët e Republikës Islamike vazhdojnë të synojnë llogaritë dhe emailet e zyrtarëve amerikanë dhe njerëzve të lidhur me Kamala Harris, Donald Trump dhe Joe Biden.

Ekspertët e Google zbuluan se në maj dhe qershor një grup hakerash të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit shënjestroi dhjetëra persona të lidhur me Biden dhe Trump, përfshirë zyrtarë aktualë të qeverisë.

Pak ditë më parë ishte Microsoft ai që ngriti alarmin për përpjekjet e Teheranit për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Fokusi ishte te dezinformimi, baza për nisjen e fushatave të ndikimit mbi temat aktuale elektorale, veçanërisht në shtetet ku vota është në ekuilibër.

Zyrtarët e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare të SHBA-së janë përgatitur për përpjekjet e huaja për të ndikuar ose monitoruar zgjedhjet e 2024-ës dhe fushata e dyshuar e hakerave iraniane është një nga goditjet e para të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy