Ylli: Duka shkoi në stadium për herë të parë kur u bë president i FSHF-së, e çoi përdore Nard Koka

Ylli: Duka shkoi në stadium për herë të parë kur u bë president i FSHF-së, e çoi përdore Nard Koka

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kreu i KOKSH, Fidel Ylli, tha se Armando Duka ka ardhur në krye të FSHF-së me mbështetjen e politikës, pasi deri ditën që mori detyrën, nuk kishte asnjë lidhje me sportin.

Zoti Duka ka ardhur me mbështetjen e politikës si president. Hera e parë që ka shkuar në stadium ishte kur u bë president i FSHF. E mori Nard Koka përdore.

Ylli bëri një kronologji të shkurtër të raporteve të qeverive me kreun e FSHF-së, duke theksuar në fund se marrëdhënia e tij me kryeministrin ka qenë gjithmonë shumë e ngushtë dhe përjashtoi përfshirjen e Ramës në sulmin e fundit ndaj Dukës.

Iku Fatos Nano, vjen Sali Berisha. Ky e sulmon me ato sulmet që i bën gjithkujt. Çështja e Dukës ishte totalisht politike. Ai e përballoi edhe me ndihmën e UEFA-s. Vjen Edi Rama. Me ardhjen e tij u bënë 5 stadiume. Në bashkëpunim me paratë e UEFA-s, u gjet formula. E mira është që stadiumet ti bëjë shteti.

Marrëdhënia e Dukës me Ramën ka qenë jo e mirë, por unë nuk i kam folur Ramës një vit se loboi Rama dhe më prishin klubin olimpik. Pasi loboi i dha 10 mijë metra katrorë në mes të Tiranës, ku ka qenë ish-klubi Dinamo. Pesë mije metra katrorë zyra nuk i ka as FIFA.

Rama nuk ka lidhje fare me këtë histori. Po të kishte vendim politik.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy