
Marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka cilësuar si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit Izrael- Hamas.
MEPJ vlerëson SHBA-të, Egjiptin dhe Katarin për ndërmjetësimin dhe realizimin e këtij armëpushimi.
Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.
Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm.
Pas më shumë se një vit konflikti të përgjakshëm, Izraeli dhe Hamasi rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi, duke ndezur shpresën për një hap të rëndësishëm drejt paqes afatgjatë në rajon.
Kryeministri i Katarit, ndërmjetësuesi kryesor i negociatave, njoftoi se armëpushimi do të hyjë në fuqi më 19 janar.



